“I bëj thirrje femrave shqiptare”, Egi Laknori tregon arsyen e fortë pse u shfaq me tanga në plazh

Egi Laknori, aktori i humorit, ka thënë për moderatoren Ester Bylyku në emisionin 'Glamour Zone' në TV ORA, se emrat shqiptare duhet të ndryshojnë.

Disa muaj më parë Egi u shfaq me tanga në mes të plazhit, diçka  që nuk ndodh shpesh nga meshkujt shqiptarë, por ai u shpreh se kishte një arsye të fortë për të gjithë këtë.

Ester Bylyku: Pse u shfaqe me tanga në mes të plazhit?

Eglein Laknori: Arsyeja pse e kam bërë ishte humori por edhe për të goditur një fenomen. E them me keqardhje që shumica e vajzave janë të gjitha me tanga, dhe unë mendoj që duhet të kenë edhe pak seriozitet. Unë shkoj në plazh dhe s'di nga t'i hedh sytë se jam i martuar.