Jetesa në Norvegji është shumë e shtrenjtë, te lash makinen kushton 250 euro


Gazetarja shqiptare Migena Bushati, e cila është e martuar në Norvegji, thotë se në këtë shtet jetesa është shumë e shtrenjtë.

E ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, Bushati tha se rrogat janë të larta, por edhe çmimet janë tepër të larta. 
Madje kur i kishte treguar familjes së saj në Shqipëri se për të larë makinën kishte paguar 250 euro ata ishin habitur. Ndiqni videon bashkangjitur lajmit.

E ftuar në lidhje ‘Skype nga Norvegjia, gazetarja shqiptare Migena Bushati tregoi sesi lindi ideja për të hapur “Blogun norvegjez”.

Migena Bushati: Norvegjia i ka rrogat e larta, por çmimet janë shumë, shumë të larta, jashtë mase të larta. Makaronat, orizi janë shumë të shtrenjta, s’e besoja dot në fillim. Për të larë makinë është 250 euro. Jetesa është shumë e shtrenjtë.