Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do të bëhet baba për herë të parë

Boksieri shqiptarë, Robin Krasniqi dhe Marigona Krasniqi do të bëhen prindër për herë të parë.

Robini e bëri zyrtare lidhjen e tij me modelen Marigona para dy muajsh, dhe vetëm para dy javësh ata e konkretizuan këtë lidhje në martesë.

Lajmin se do të bëhen prindër e kanë ndarë me publikun në të njëjtën ditë kur Robini feston përvjetorin e ditëlindjes.

"Falenderimi i Takon Zotit qe në ditëlindjen e 35-të më jepi dhuratat me të mira në Jetë! Qëllimin dhe ëndrrën me të bukur në Jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi Familjen tonë!!”- shkruan Krasniqi.

Në rrjetin social Instagram Marigona ka bërë një postim ku tregon dy foto me ekon e bebit dhe një foto të saj me Robinin në ditën e dasmës, ku ajo uron Robinin për ditëlindje dhe njëkohësisht ka dhënë dhe lajmin e bukur.

“Jam shumë mirënjohëse për të gjitha momentet e mrekullueshme që kemi ndarë së bashku. Uroj që të vazhdosh të ndash gjithmonë me mua momente kaq të bukura. Ti je shpërblimi i përsosur për mua, për dashurinë time të vërtetë. Gëzuar ditëlindjen burrit më të mirë dhe dashuria ime që do bëhet baba."- shkruan ajo krahas postimit.

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do të bëhet baba për herë

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Robin Krasniqi (@robin_krasniqi)