Nostalgji për kohët e vjetra/ Dajana Shabani: “Këto ditë nuk do vijnë më, por nuk e besova”
Një gotë verë nën shoqërinë e miqve të mirë është ilaçi më i shëndetshëm për një jetë të lumtur e të mbushur plot me humor dhe momente që nuk do harrohen kurrë.
Janë me fat ata njerëz të cilët në jetën e tyre bëjnë miq të mirë, ku kalojnë jo vetëm kohë të bukura, por edhe ndajnë momente të vështira sëbashku.
Kësaj rradhe, Dajana Shabani ndau me të gjithë teleshikuesit një histori të disa viteve më parë me nostalgji dhe kujtime të bukura. Të shkosh pranë një lokali dhe të mos hapet dera, kjo nuk mund të ndodhë kurrë.
Dajana: Ne mbylleshim në një lokal dhe e kyçnim derën e ishim një tavolinë shumë e madhe. Sami është një homoseksual, një tjetër nivel në të lexuar, i dashuruar pas pikturës pasion udhëtimet dhe të qeshurat që bënim te ai lokal ishin të pafundme.
Dudu-ja jote të do shumë {se ai më thërret Dudu} dhe të kam shumë zemër. Historia e emrit Sami është një gallatë më vete. Ishim tre shoqe dhe ky djali me vete, emrin e të cilit nuk e them dot dhe po shkonim te një lokal.
Del pronari pasi e kishte njoftuar kamerieri, por nuk kishte vende. Ai na thotë se ju patjetër do të hyni duke më parë mua etj etj…kur në atë moment del ky shoku im {të mek fare dhe kam kaluar shumë gjëra me të} dhe del përpara nesh e i thotë…"Jemi ne, katër vajzat e Sex and The City".
Dhe unë që në atë moment kthehem dhe i them: Ti do e kesh emrin Samanta” Më thoshte kur rrinim deri në mëngjes se këto ditë nuk vijnë më, por nuk e besova”
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: