Komentet e njerëzve/ Romina: Më pritën me shpatë në dorë, unë bëj gjithmonë atë që më ndjen zemra e më thotë truri
Pas daljes çift nga “Love Story” Romina dhe Jonny ishin sëbashku në një intervistë në D-Night.
Pyetjes sesi i kanë pritur komentet e njerëzve, Romina tha se e kanë pritur me këmbët e para e me shpatë në dorë, pasi shumica e publikut e shikoi me syrin e asaj që ndau një çift, pra Sellmën me Jonny.
Sipas saj ato nuk ishin një çift pasi ato nuk u finalizuan bashkë.
Dajana: Si i keni pritur komentet e njerëzve? Dihet që jo gjithmonë janë pozitive
Romina: Mua më kanë pritur më këmbët e para, me shpatë në dorë që në fillim sepse supozohej se ndava një çift që nuk ishte finalizuar si i tillë.
Pjesa tjetër shumë egër, shumë arrogante, por nuk është se i shikoj shumë komentet dhe nuk ndikohem fare prej tyre sepse nuk kemi ardhur në jetë që të na pëlqejnë të gjithë. Unë bëj gjithmonë atë që më ndjen zemra e më thotë truri.
Dajana: Gjithmonë lind pyetja sesa e vërtetë është dashuria apo lidhja juaj sidomos kur dilni nga një program televiziv. Ju a jeni të vërtetë?
Romina: Publiku ka shumë të drejtë të mendojë a janë të vërtetë apo jo përpos shumë gjërave që kanë ndodhur në shumë programe dhe njerëzit dyshojnë e nuk kanë më besim.
Ka qenë e vërtetë siç ka nisur në fillim njohja e ne të dyve dhe tani jashtë nuk mund të flas me fjalë të mëdhaja që po jetojmë bashkë ose do të martohemi. Jemi në frekuentim e sipër me njëri-tjetrin dhe kemi angazhimet tona. E quaj veten me fat pasi njohja nisi në program dhe po zhvillohet jashtë.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

