Dajana: Nuk i kuptoj vajzat që fiksohen me një djalë, u ndave? C’est la vie, jeta vazhdon
“Çfarë do të donit të rikthenit edhe një herë në jetën tuaj” ishte tema e mbrëmjes në D-Night dhe shumë komentues dhanë mendimin e tyre për atë gjë që iu ka ngelur në mendje.
Një komentuese dhe ndjekëse e rregullt kërkon që t’i kthehet koha pas e të përjetojë edhe një herë dashurinë e saj të pafundme.
Shpesh raste të tilla kalojnë edhe në fiksim duke i bërë mbase dëm të madh vetes që më vonë do të duhet shumë kohë për t’a rikuperuar.
Mesazhi: "Mirëmbrëma zemër do doja të ktheja kohën pas dhe të përjetoja edhe një herë dashurinë time të pafundme, Arielin, por ai do të jetë gjithmonë në zemrën dhe kujtimet e mia".
Dajana: E shoh që kjo vajza po e përjeton shumë keq ndarjen dhe është shumë e ngarkuar. Unë nuk i kam kuptuar kurrë, ndoshta jam unë gabim, absolutisht mund të jem edhe unë gabim, por realisht nuk i kuptoj vajzat që e duan me insistim një djalë. Pra, nëse je ndarë je ndarë dmth c’est la vie, jeta vazhdon.
Patjetër që dashuria nuk largohet kaq shpejt dhe sigurisht që e vuan, por unë mendoj që duhet të merresh me gjëra të bukura, të lexosh, të udhëtosh, të shëtisësh madje mund të bësh edhe një ecje nga liqeni me kufje.
Harroje…njihu me njerëz të rinj dhe vazhdo jetën e bëj gjëra shumë të bukura. Zakonisht vajzat shqiptare fiksohen me një, pavarësisht se mund të kenë edhe dy tre të tjerë fiksohen prapë me një.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
