Pse norvegjezët janë të lumtur? Jua tregon Migena, vajza shqiptare që jeton atje
Gazetarja shqiptare Migena Bushati, e cila është e martuar në Norvegji ka treguar se si është të jetosh në vendin skandinav.
E ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ në RTV Ora, Bushati tha se në Norvegji njerëzit shikojnë gjithsecili shikon punën e vet ndërsa shton se fjala që thuhet nuk të deformohet.
Ndër të tjera ajo thotë se karakteret dhe sjelljet që kanë njerëzit në Norvegji, të bën të jetosh e qetë dhe e lumtur.
Migena Bushati: Theksoj faktin se gjithsecili shikon punën e vet. Secili ka jetën e vet. Nuk të deformohet fjala që thua. Nuk ka gjykim mbi gjykimin tënd, atë ose e pranojnë ose nuk e pranojnë, por nuk ka zbukurime. Kjo bën të jetosh e qetë dhe në paqe. Ne nuk i njohim shumë mirë skadinavët.
Ajo ka treguar edhe arsyet se përse norvegjezët janë të lumtur, ndërsa ka shtuar edhe shteti ua lehtëson jetën qytetarëve.
Pyetje: Norvegjia është cilësuar si një nga vendet më të lumtura në botë, reflektohet kjo në fytyrat e njerëzve?
Bushati: Po patjetër, është diçka ngjitëse. Por varet edhe se si shteti mendon për ato njerëz, se si të ja lehtësoj jetën, dhe mos të ja bëjë më të vështirë. Është shtet social. Edhe personat që janë të papunë shteti i mban me një rrogë shumë të mirë.
