Jonny Pojani: Shqiptarët janë të dashur, por kanë komplekse/ Ja pse zgjodha Rominën


Dashuria në një program televiziv ka të mirat dhe të këqijat e veta. Shumica kërkojnë famën e të tjerë dashurinë. I tillë është edhe çifti Jonny dhe Romina, të cilët rrugëtimin e tyre e mbyllën sëbashku duke dalë çift.

Mbrëmjen e kaluar ishin të ftuar special në D-Night ku na floën më shumë rreth eksperiencës së tyre televizive dhe dashurisë. Si po shkon jeta e tyre pas “Love Story”.

Një artiste ne shpirt e një djalë capken e humorist vijne sonte ne studio per te na treguar me shume rreth eksperinces se tyre ne TV dhe si Po shkon jeta ne çift.

Dajana: Si ndiheni pas daljes nga Love Story? Impakti te njerëzit e tjerë si është?

Romina: Na ka ndodhur shpesh që na kanë parë bashkë në rrugë dhe na kanë ndaluar duke na thënë se jeni çift i bukur e shkoni shumë me njëri-tjetrin. Ndryshimi midis të qenurit brenda në “Love Story” dhe jashtë tij është se e kishim pak më të kufizuar qëndrimin, pasi zhvilloheshin takimet dhe shikoheshim shumë pak bashkë, ndërsa tani që kemi dalë jashtë frekuentohemi më shumë.

Jonny Pojani: Shqiptarët janë të dashur, por kanë

Dajana: Jonny erdhe me një mentalitet komplet ndryshe nga Gjermania ku kafen e paguan edhe djali edhe vajza, ndërsa këtu jemi të lidhura me materialin mos të bëjmë fallcon kot tani. Cili ishte impakti i parë me vajzat shqiptare?

Jonny: Shqiptarët më pëlqejnë më shumë sepse në rradhë të parë janë shumë më të dashur sesa gjermanët, por janë me shumë komplekse. E kisha të vështirë dhe prandaj zgjodha Rominën se ishte një vajzë pa komplekse dhe siç e the edhe ti janë shumë materialiste. Dhe ne merremi më shumë me pjesën se çfarë mundësie ke ti që të më japësh mua. Për çfarë përshtatesh ti me mua dhe kur bie në dashuri cila është gjëja që ka më shumë rëndësi?

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: