Lezhë, shpërthim me lëndë plasëse pranë një lokali

Një person ende i paidentifikuar ka hedhur një ndezës granate pranë një lokali në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës së sotme pranë një kompleksi banimi, duke sjellë panik tek banorët.

Mësohet se në momentin e shpërthimit ka pasur njerëz brenda lokalit, të cilët kanë dalë me shpejtësi jashtë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia ndodhet ne vend ngjarje dhe po kryen hetimet.

Lezhë, shpërthim me lëndë plasëse pranë një

Lezhë, shpërthim me lëndë plasëse pranë një