Ekonomia e Evropës në gjendje lufte
Lufta në Ukrainë nuk ka shkatërruar vetëm ekonominë e Kievit, por të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas Eurostat inflacioni vjetor në muajin mars shënoi normën më të lartë ndër dekada, plot 7,5%.
Lufta në Ukrainë ka shkaktuar një krizë të madhe ekonomike në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Eurostat njoftoi të premten se inflacioni në muajin mars arriti në 7,5%, një nivel historik për vendet anëtare.
Shifra shënon një rritje dramatike nga 1,3% që ishte vitin e kaluar, sipas Bankës Qendrore Evropiane.
Sipas Eurostat, çmimet kanë shënuar rritje të vazhdueshme që nga fundi i stinës së verës, duke shkaktuar edhe rritjen e çmimit të gazit.
Tendenca në rritje vijoi edhe gjatë dimrit ku temperaturat e ulëta çuan në konsumin e energjisë të cilat u përkeqësuan ndjeshëm menjëherë pasi Rusia filloi të ashtuquajturin operacion special në Ukrainë.
Blloku evropian merr mbi 40% të gazit natyror të lëngshëm nga Rusia.
Dhe sektori i energjisë pas 24 shkurtit shënoi një rritje marramendëse prej 44,7%.
Ushqimi, alkooli dhe duhani u rritën me 5% krahasuar me 1.1% një vit më parë për shkak të faktorëve sezonalë dhe kostove më të larta për transportin dhe plehrat.
Asnjë shtet nuk është treguar imun ndaj inflacionit e madje Holanda dhe tre shtetet baltike shënuan vlera mbi 10%.
Inflacioni i lartë nuk është një problem vetëm i Evropës.
Në SHBA u regjistrua inflacioni 7,9% në muajin shkurt, ndërsa në Britaninë e Madhe norma ishte 6,2%.
