Gazi sot blihet 62 lekë më tepër se një vit më parë

Gazi ka pësuar rritje të konsiderueshme nga një vit më parë. Sipas faturave të siguruara nga Ora News një litër naftë më 8 qershor 2021 tregtohej me 48 lekë për litër ndërsa sot blihet me 62 lekë më tepër. sakaq në lidhje me rritjen e çmimeve qytetarët kanë paralajmëruar një tjetër protestë të martën në orën 17 para Kryeministrisë.

Pas një ulje para pak javësh dhe një stabiliteti në tregun e hidrokarbureve, nafta dhe benzina sërish ka pësuar rritje.

Një litër naftë sot tregtohet me 245 lekë ndërsa benzina është 218 lekë për litër

Rritje ka pësuar edhe gazi.

“Më 8 qershor 2021 një litër gaz tregtohej me 48 lekë për litër ndërsa sot blihet me 62 lekë më tepër.”

Sipas faturave që ka siguruar Ora News,  gazi ka qenë 08.06.2021 48 lekë L më pas më 16.08.2021 gazi shkoi në 56 LEKË L më 10.10.2021 1 litër gaz e blije më 75 lekë litri.

Më pas gazi pësoi rritje me 6 lekë për litër duke shkuar më 81 lekë për litër më 15.12.2021.

Në janar çmimi u ul me 5 lekë për litër duke shkuar në 76 lekë edhe në shkurt gazi pësoi ulje me 3 lekë dukë shkuar në 73 lekë për litër.

Sakaq nga 73 lekë që ishte një litër gaz në shkurt gazi shënoi rritje 21 lekë për litër duke shkuar në 94 lekë për litër ndërsa sot ka kapur vlerën 110 lekë për litër.

Sakaq në lidhje me rritjen e çmimeve qytetarët kanë paralajmëruar një tjetër protestë të martën në orën 17 para Kryeministrisë.

Gazi sot blihet 62 lekë më tepër se një vit më