"Mbushni magazinat" Qeveria u ofron garanci sovrane bizneseve në zinxhirin e mallrave të shportës

Lufta në Ukrainë ka ngjallur edhe frikën për mungesën e furnizimeve me ushqime. Për të shmangur një situatë të tillë dhe për të mbuluar kërkesat në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ofrojë kredi sovrane me garanci të shtetit për të gjithë furnitorët e shtetit.

Në takimin me furnitorët e ushqimeve të shportës, mbajtur paraditen e sotme, kreu i qeverisë u shpreh se fondet do të mund të përdoren për të blerë më shumë produkte se zakonisht. Edhe nëse sasia nuk do të shitet, sërish do të jetë qeveria ajo që do të ndërhyjë.

Edi Rama: “Ne mirëkuptojmë situatën tuaj edhe të pasigurisë në financim por dhe të përgjithshme. Dakord që ne do të investojmë për të siguruar në vijimsi rezerva. Ne kemi vendosur garancinë sovrane për ju që ju ta merrni e ta përdorni me garanci të plotë të shtetit çdo kredi për të marrë edhe më shumë furnizikm se zakonisht për ta pasur në çdo rast afatgjatë, sepse sot për sot të gjithë furnizimet, me mirëkuptimin e shkruar jo me fjalë që çdo gjë që do të mbetet do ta marrë shteti. Nuk do ju mbetet e pashitur dhe do të humbisni paratë tuaja." 

Gjatë gjithë kohës së ditës, të gjithë ata që janë të përfshirë në zinxhirin e furnizimit me lëndët bazë dhe ushqimet bazë të kenë mundësi të investojnë sot, të shpenzojnë sot më shumë sesa zakonisht për të pasur një rezervë ekstra, përtej rezervës normale për çdo rast. Ne e kemi vendosur garancinë sovrane për ju që ju mund ta merrni dhe ta përdorni me garanci të plotë, shtetit, çdo kredi për të marrë edhe më shumë furnizim sesa zakonisht, për ta pasur aty për çdo rast me afat të gjatë se sot për sot gjithë furnizimet, gjithë depot janë plot, me mirëkuptimin e plotë që çdo gjë që mund të mbetet do ta marri shteti"

Viti 2022 ka nisur dhe me një krizë të energjisë dhe të karburanteve, ndaj dhe kryeministri ofroi një tjetër mundësi si për familjarët ashtu edhe për bizneset.

Edi Rama:" Për të mbështetur familjarët, nëse familjet në një pallat duan të investojnë për të vendosur panele diellore për përdorimin e tyre, për ujin e ngrohtë etj. Dhe njëkohësisht dhe për bizneset që duan të prodhojnë energji për fabrikat"

Për të mbajtur në kontroll çmimet e produkteve ushqimore dhe të karburanteve, qeveria ka iniciuar dy borde, të cilat verifikojnë lëvizjet në bursë por dhe duke ulur normën e fitimit të bizneseve.