Çmimet në Shqipëri janë rritur muaj përpara luftës në Ukrainë, eksperti ekonomisë shpjegon arsyet

Në pjesën e parë të emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme iu kushtua një teme sa aktuale, por edhe shqetësuese për qytetarët ditët e fundit, pikërisht rritja e çmimeve të shportës, produkteve të hidrokarbureve, etj.

Për të folur më tepër për këtë temë mjaft interesante dhe të rëndësishme ishin të ftuar Ermira Pirdeni, drejtuese e “ASAG”, Gevio Tabaku, drejtues i bordit kombëtar studentor, dhe në lidhje Skype ekspertin e ekonomisë Klodian Muço.

Muço u shpreh në studio se rritja e produkteve të shportës, nuk erdhi në mënyrë të drejtpërdrejtë si pasojë e luftës Ukrainë-Rusi.

“40% e popullsisë konsiderohet i varfër në vendin tonë, këto një shifër e rritur pas rënies së pandemisë. Janë rreth 30 artikujt të produkteve të shportës që janë rritur me mbi 20% të çmimeve. Në janar-shkurt ishin rritje të ardhurave vjetore, rritja e këtyre çmimeve nuk është se ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e tyre për shkak të luftës në Ukrainë. Problem nuk qëndron se përse u rritën këto çmime, por tek fakti i masave që ne morëm. Për familjet nuk është marrë asnjë masë konkrete për të lehtësuar këtë “krizë” ekonomike në vend. Vetëm për pensionistët që është diku tek 330 lekë për ta”, u shpreh Muço.

Ndërsa Pirdeni u shpreh se rritja e çmimeve të produkteve ditët e fundit rëndon së tepëmi në xhepat e pensionistëve, sipas saj këta të fundit nuk marrin një sërë shërbimesh të domosdoshme në vendin tonë. “Produktet janë rritur, pothuajse në çdo artikull kemi rritje të tyre. 

Në vendin tonë tashmë është bërë popullsia 50 me 50% të rinjëve me të moshuarit. Por, këto të fundit vuajn më shumë, mundësit tek ne për të moshuarit janë shumë rëndë, të ulëta. Nuk kanë mundësi që të jenë aktiv, në çdo shërbim që u nevoitet nuk e arrin ashtu siç duhet. Në këtë vend nuk gëzon dot gëzimin e një rezultati. Kurse, Tabaku e vendosi theksin në të drejtat e studentit, i cili listoi një sërë problematikash të tyre. Ku u ndal edhe në gjndjen aktuale të rritjes së çmimeve në vend.

“Të rinjtë që nga protesta e vitit 2018, kur janë “zgjuar” dhe janë aktiv për të drejtat e tyre. Jo më shumë sesa 2 javë ne kemi dërguar si bord dy peticione, pasi studentëve ekselentë nuk u jepen paratë. Kemi Kartën e Studentit, që thuhej se do të kishim ulje të disa shërbimeve, por uljet aty janë tallëse, kështu do ti quaja unë. Kur bëhet fjala për argëtim të studentëve, një studentë shpenzon 80 lekë në ditë për tu argëtuar, që këtu mund të jetë minimum një kafe në ditë.

Pra, është një gjendje katastrofike për ato çfarë u ofrohet studentëve”, u shpreh Tabaku. Më tej, Muço shpjegoi sesi mund të dalim nga kjo situatë në vend. “Ne kemi të vendosur një çmim tavan, por në qoftëse çmimi në bursë rritet, atëherë duhet të subvencionoj shteti. Qeveria duhet të krijoj dhe të mbështes pensionistët, por jo me 330 lekë sa ka vendosur. Gjithashtu rritja e pagave, që mund të jetë një lehtësi për qytetarët, për të përballuar këtë situatë në vend”, përfundoi Muço.

Ndërkohë, Pirdeni bëri apel duke thënë që të dëgjohet zëri i pensionistëve.“Duhet të krijohet këshilli i të moshuarve, të diskutohet me këtë targetgrup. Kemi rastin e tërmetit. Ku ishte rasti i Luljeta Bozos, të moshuarit duhet të pyeten në çdo situatë dhe ngjarje që kalojnë qytetarët. Pra të dëgjohet zëri i të moshuarve”, përfundoi Pirdeni. Së fundmi Tabaku e vuri theksin te Karta e Studentit, ku kërkoi radikalizim të saj.