Qeveria miraton indeksimin me 3.3% të pensioneve

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme indeksimin e të gjithë kategorive të pensioneve me 3.3%.

Njoftimi u bë me dije nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

"Ka një efekt në buxhet prej 3.3 mld lekësh. Sipas llogarive është 2500 lekë shtesa e një familje të shpenzimeve të një familje mesatare për një muaj që vjen si rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve të shportës. Ne kemi menduar të japim 3 mijë lekë për 576 mijë persona për 3 muaj me qëllim përballimin e kësaj situate".