Policia mësyn "Astirin" për arrestimin e një të shumëkërkuari, ai ikën braktis makinën

Zbluohen detaje nga operacioni i policisë i ndërmarrë në orët e vona të mbrëmjes së 31 marsit duke ardhur 1 prilli në zonën e Astirit, Tiranë.
Efektivë të komisariatit nr.5 kanë ndërmarrë operacionin me qëllim arrestimin e një personi të kërkuar për 'Grabitje me armë".
Personi nuk është mundur të ndalohet pasi ka braktisur mjetin dhe personi/at që ishin në makinë, janë larguar me vrap duke i shpëtuar prangave të policisë.
Makina e cila është kontrolluar dhe ku dyshohej se ishte personi në kërkim ka mbetur në rrugë. Më pas policia ka vijuar kontrollet e lokaleve dhe serviseve me shpresën se do arrestonin ndonjë nga personat por ata kanë mundur të iknin me vrap, informon gazetari i Ora News, Elton Qyno.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me këtë operacion.
