Hoxha: Modeli i Bashës ishte dështim. Demokratët nuk e lënë Berishën të tërhiqet nga gara për kreun i PD

Ish-nënkryetari i FRPD, Indrit Hoxha, shprehet se PD po i rikthehet normalitetit, ndërsa shton se grupi parlamentar i PD duhet të jetë i unifikuar

Indrit Hoxha: Gjëja e mirë është se në PD po rikthehet normaliteti. PD ëhshë ç’blinduar. Unë personalisht kam pasur një qëndrim që me 9 shtator dhe sot dhe vazhdoj të kem të njëjtin qëndrim, që grupi parlamentar duhet të jetë i unifikuar.

Në një intervistë për Ora News, ai tha e Kuvendi i 30 prillit do të jetë një Kuvend zgjedhor ku dhe do të hapet procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD.

Indrit Hoxha: Do të jetë një Kuvend zgjedhor. Do të dalë trupa e re e Këshillit Kombëtar.  Ky Kuvend do të hapë procesin për zgjedhjen e kryetarit të PD. Do të shikojmë në Kuvend nëse do të ketë propozime për ndryshime të tjera statutore. Nëse kemi propozime  të cilët e demokratizojnë statutin e partisë emorkatike, pse jo të dëgjohen dhe të ndryshohen.

I pyetur nga gazetari Arnold Kariqi, se si është situata në bazën e PD dhe se a janë hapur selitë në rrethe, Hoxha u shpreh:  Një pjesë e selive janë hapur, një pjesë presim akoma që të hapen. Aty ku nuk janë hapur janë marrë zyra të tjera provizore. Normalisht do dhe baza kohën e vet që të ulen dhe gjakrat. PD nuk e ka luksin të humb as një demokrat, për kundra duhet të rikthejmë demokratët që iu është mbyllur dera.

Ndër të tjera ai tha se po bëhen gati për të hapur procesin e zgjedhje për forumin rinor të PD.

Gjithashtu ai komentoi dhe debatet mes Berishës dhe Alibeajt duke thënë se çdo kush është i lirë të shprehë mendimet e tij në forumet politike.

Indrit Hoxha: Çdo njeri ka të drejtën e tij të shprehë mendimet e tij në forumet politike. S’diskutohet që në grupin parlamentar, nuk mund të jenë të gjithë në një mendje, sepse partia ka statut dhe ka rregulla. Duhet dëgjuar çdo zë kritik,, duhet dëgjuar çdo mendim ndryshe, të ulen dhe të gjejnë zgjidhje. “

Teksa ka komentuar situatën brenda forcës së tij poltike, ai modelin e Lulzim Bashës e quan dështim.

Indrit Hoxha: Modelin e Bashës e quaj dështim sepse në politikë gjërat duhet të fitohen dhe jo të dhurohen.  Nëse në situatën që ndodhet PD, zoti Berisha nuk do të futet në garë, do të kemi influencë për një kryetar tjetër, do të kemi një dhurim për një kryetar tjetër. Do kemi një dhurim për një kryetar tjetër, do kemi një dhurim për një kryetar tjetër. Unë nuk mendoj se në këtë fazë që është PD kjo është një gjë e shëndetshme për PD. Berisha tregoi energji të jashtëzakoshme, tregoi se votohet akoma nga qytetarët shqiptarë, tregoi se ka mbështetjen e bazës së PD. Sot janë demokratët që nuk e lënë Berishën të tërhiqet. Fati i kandidimit të Berishës nuk është më në dorë të tij, por në dorë të anëtarëve që e kthyen në krye të PD.

Përgatiti Anila Kolgjini.