Beci: Komisioni “incineratorët” nuk e ndihmoi hetimin, Gjata: Duhet të niste që në vitin 2019
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2022, 22:16
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristi Eugent Beci tha se Komisioni hetimor për incineratorët nuk mund të dublonte Prokurorinë.
Ndërsa juristi çlirim Gjata theksoi se Komisioni duhet të niste që në vitin 2019, pasi u bë publike çdo gjë dhe se puna e tij dëmton hetimin
Beci: Komisioni hetimor nuk mund të dublonte Prokurorinë. Puna e tij nuk e ndihmoi hetimin. Hetimi parlamentar dëmtoi hetimin e Prokurorisë.
Gjata: Duhet bërë një ligj që për një çështje që e heton Prokuroria nuk mund të bëhet objekt hetimi parlamentar. Komisioni duhet të niste që në vitin 2019. U kujtua shumë vonë, pasi u bë publike çdo gjë. Puna e tij dëmton hetimin. SPAK një kuazimodo institucion. Ky komision hetimor u bë sepse opozita u dorëzua para qeverisë.

