Tirane: Policia mësyn "Astirin", ndjekje policeske. Sekuestrohet ML me xham te thyer e shenje plumbi. Video e operacionit

Ora 01:00 DETAJI/ Ndjekja policeske tek Astiri. Sekuestrohet makina ML, ka shenja plumbi e xhama të thyer

Burimet bëjnë me dije se ka pasur një ndjekje nga policia të makinës tip ML që po lëvizte në autostradë ku dhe ka pasur të shtëna me armë.

Ndjekja ka vijuar deri në “Astir” Tirane ku mesaduket personat në kërkim kanë braktisur makinën dhe janë larguar me vrap në drejtim të paditur duke përfituar dhe nga errësira.

Për më shumë se një orë policia mësyu Astirin në kërkim të personave në makinë që mendohet që kanë qenë dy, një i mitur dhe një tjetër në moshë madhore.  

Në pjesën e pasme të makinës që mendohet se ka qenë e autorëve duket dhe shenja e plumbit dhe xhami i pasëm është i thyer. 

Policia ka ushtruar kontrolle në servise dhe në lokalet e zonës, informon Ora News.

Sipas burimeve mjeti ishte marrë me qira.  Policia po vijon punën me kontrollet, mbledhjen e provave në vendngjarje,

Rreth orës 00:53 minuta policia mori makinën me karrotrec për ta sekuestruar si provë materiale. Pritet një njoftim zyrtar nga policia.

Ora 00:40 Policia mësyn "Astirin" për arrestimin e një të shumëkërkuari, ai ikën me shokët e braktis makinën

Zbluohen detaje nga operacioni i policisë i ndërmarrë në orët e vona të mbrëmjes së 31 marsit duke ardhur 1 prilli në zonën e Astirit, Tiranë. Ora News siguroi pamje të këtij operacioni.

Efektivë të komisariatit nr.5 kanë ndërmarrë operacionin me qëllim arrestimin e një personi të kërkuar për 'Grabitje me armë".

Personi nuk është mundur të ndalohet pasi ka braktisur mjetin dhe të gjithë personat që ishin në makinë, janë larguar me vrap duke i shpëtuar prangave të policisë. Policia ka kontrolluar serviset dhe lokalet. 

Ora 23:57 Tirane: Policia blindon Astirin, pati të shtëna me armë, shikoni videon

Të shtënat me armë në zonën e Astirit kanë çuar në këmbë policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen kontrolle të imtësishme në të gjithë zonën.

Nga informcionet e para raportohet se policia ka blinduar rrugën “Teodor Keko” në Astri dhe po kontrollon të gjithë zonën.

Deri tani, referuar burimeve zyrtare nuk raportohet për të lënduar, raporton gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj. Video siguruar nga gazetari i Ora News, Isa Myzyraj.

Servistet dhe një lokal i njohur aty janë kontrolluar nga policia dhe janë futur në perimetrin e sigurisë.

Pritet në orët në vazhdim të mësohet më shumë mbi këtë operacion policor i cili nisi rreth orës 23:10 e ende vijon. 

Tirane: Policia mësyn "Astirin", ndjekje policeske. Sekuestrohet

Informacioni dhe videot mberriten ne redaksi nga gazetaret: Isa Myzyraj, Edison Vatnikaj e Elton Qyno.