Australia rrit tarifat për të gjitha importet ruse dhe bjelloruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2022, 11:32
Australia do të aplikojë një tarifë shtesë prej 35% për të gjitha importet nga Rusia dhe Bjellorusia, njoftoi departamenti i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në një deklaratë për shtyp të enjten e 30 marsit.
“Australia do të aplikojë një tarifë shtesë për të gjitha importet nga Rusia dhe Bjellorusia”, thuhej në deklaratën për shtyp.
Duke përsëritur mbështetjen e Australisë për “sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, Australia do të punojë ngushtë me partnerët e saj për të siguruar që Rusia të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj’, thuhet në njoftim.
Deklarata përkoi me fjalimin virtual të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Parlamentin australian të enjten, shkruan CNN.
