Kaloi përmes ushtrisë ruse, rrëfimi i tmerrshëm i 45-vjeçares ukrainase: Më qëlluan me breshëri plumbash nga këmbët

Një tjetër lajm i dhimbshëm vjen nga Ukraina.

Natalia, një grua 45-vjeçare ukrainase ka rrëfyer së fundmi tmerrin që u desh të përjetonte në vendin e saj teksa përpiqej të shkonte të vizitonte mamanë e moshuar.

Ajo ka treguar se pasi doli nga shtëpia, u lejua të kalonte përmes një post-blloku të mbushur me ushtarë rus të cilët pasi Natalia filloi të ecte njëri prej tyre e ka qëlluar me breshëri me automatik në pjesën e poshtme të këmbëve dhe belit.

“Teksa po ecja drejt shtëpisë së nënës sime, ngrita duart në ajër dhe ata më thanë se mund të kaloja. Por, befas ndjeva disa goditje në këmbët e mia, një ushtar rus më qëlloi me breshëri automatiku duke më goditur kudo nga beli e poshtë"

Më pas, ajo është ndihmuar nga fqinjët e saj duke e dërguar në spitalin më të afërt të zonës, “Zaporizhia” dhe mjekët i kanë thënë se i ka shpëtuar vdekjes për mrekulli.

Gjatë një konference Rusia është shprehur se nuk ka në shënjestër popullin civil apo ndërtesat në të cilët ata punojnë dhe jetojnë, ndonëse faktet duken ndryshe.