Kafshohet nga qeni, humb jetën djali 2-vjeç

Një djalë dy vjeçar ka vdekur pasi është kafshuar nga një qen në Worcestershire.

Lajmin e ka bërë me dije nga policia e shtetit, e cila informon se ngjarja ka ndodhur më 28 mars të këtij muaji.

 “U vërtetua shpejt se fëmija kishte pësuar lëndime si pasojë e kafshimit nga një qen në Worcestershire. Ai është dërguar në spital por nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë.” njofton policia.

Deri më tani nuk dihet se cilës racë i përkasin qentë që kafshuan të voglin.