Qëlloi për vdekje babanë e dy fëmijëve, papagalli ‘shkatërron’ planin e shqiptarit. Pazaret e drogës shkak i krimit
Shqiptari Eugert Merizaj, 31 vjeç, i akuzuar për vrasjen e një 30-vjeçari në Angli në vitin 2019, ka dalë ditën e sotme para gjykatës, aty ku dhe janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 shtator të vitit 2019, ku Merizaj vrau 30-vjeçarin, Hamaand Ali Hussain, baba i dy fëmijëve.
Sipas mediave britanike ngjarja ka ndodhur për paze droge, ndërkohë të shtënat e armës janë dëgjuar nga papagall, i cili në atë moment ka ikur nga kafazi.
Pronari i papagallit, David Walker, i cili ka vështirësi në dëgjim i tha policisë se nuk dëgjoi asgjë, por papagalli i tij papritur fluturoi nga kafazi.
“Walker shikoi nga dritarja e tij, ai pa tre burra duke vrapuar, një burrë tjetër me Toyota Hilux të bardhë të parkuar jashtë, si dhe një tjetër i cili ka dalë nga shtëpia dhe ka mbyllur derën”. – ka thënë gjykatësi.
Aktualisht sipas mediave britanike, tre nga bashkëpunëtorët e dyshuar të Merizajt, Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku – u shpallën fajtorë për vrasjen e zotit Hussain, por u liruan pas një gjyqi në janar të vitit të kaluar.
Ndërsa tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës shqiptare të drogës , Sajmir Dodoveci dhe Armando Marku dhe Daniel Kadiu, janë të në arrati. Ndaj tyre është lëshuar urdhër arresti me dyshimin për pjesëmarrje në vrasje.
Arsyet që dyshohet se çuan në vrasjen e babait të dy fëmijëve.
Prokuroria pretendon se Kadiu dhe Merizaj drejtuan bandën shqiptare të drogës, por që mesa duket gjërat nuk kanë ecur siç duhet dhe të dy kanë pasur mosmarrëveshje mes njëri-tjetrit.
Prokuroria thotë se Hussain u ekzekutua brenda pak sekondash, ndërsa shton se edhe pse Merizaj nuk e tërhoqi këmbëzën e armës, ai është organizatori i vrasjes.
Sipas gjykatës, arsyeja e vërtetë e vrasjes dyshohet se ishte një borxh ose mosmarrëveshje droge. Gjyqi për shqiptarin do të vazhdojë në ditët në vijim, ku dhe pritet të marrë dënimin.
