Nuk parashikoi pushtimin rus në Ukrainë, shkarkohet nga detyra shefi i Inteligjencës franceze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2022, 08:58
Drejtori i inteligjencës ushtarake franceze, gjenerali Éric Vidaud, është shkarkuar nga posti i tij vetëm 7 muaj pas marrjes së detyrës për mospërfillje të mundësisë së pushtimit rus në Ukrainë, njoftuan mediat franceze të enjten.
Duke cituar një burim të brendshëm në Ministrinë e Forcave të Armatosura, media lokale l'Opinion tha se gjenerali Vidaud u shkarkua për shkak të "informacioneve të pamjaftueshme" dhe "mungesës së zotërimit të lëndëve".
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Francës, Thierry Burkhard, pranoi në një intervistë për Le Monde se shkarkimi erdhi kur shërbimet e inteligjencës franceze, përfshirë Vidaud, kuptuan se kishin bërë një analizë të gabuar të kërcënimit rus në Ukrainë, që binte ndesh me vlerësimin e SHBA.
