UNICEF: Rreth 2 mln fëmijë kanë ikur nga Ukraina, më shumë se 100 janë vrarë

Rreth dy milionë fëmijë tani janë detyruar të ikin nga Ukraina –tha të mërkurën Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët.

Më shumë se 1.1 milionë kanë mbërritur vetëm në Poloni, ndërkohë të tjerët kanë shkuar në Rumani, Moldavi, Hungaria, Sllovaki dhe Republika Çeke.

UNICEF paralajmëroi për një rrezik të shtuar të shfrytëzimit dhe trafikimit për fëmijët që ikin nga dhuna.

Më shumë se 100 fëmijë janë vrarë në luftën në Ukrainë, ndërsa 130 kanë mbetur të plagosur.