Rusia e shqetësuar për planet e Shtetit Islamik për të destabilizuar Azinë Qendrore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2022, 08:33
Qeveria ruse është e shqetësuar për planet xhihadiste të Shtetit Islamik (ISIS) për të destabilizuar rajonin e Azisë Qendrore si dhe vetë vendin, u citua të ketë thënë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov nga agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.
Ministri i Jashtëm rus tha gjithashtu se i dërguari i parë afgan i regjimit taleban ishte akredituar dhe filloi punën në Moskë muajin e kaluar. Lëvizja e armatosur fundamentaliste sunite erdhi në pushtet në Afganistan më 15 gusht.
Lavrov theksoi gjithashtu në një samit për Afganistanin në Kinë se qeveria e tij do ta konsideronte të papranueshme praninë ushtarake amerikane ose vendosjen e infrastrukturës ushtarake në vendet në kufi me Azinë Juglindore.
