Zelensky paralajmëron për ofensivë të re ruse në Ukrainën lindore

Presidenti Volodymyr Zelensky iu drejtua mbrëmë Ukrainës me një video, ku tregon se ai nuk i beson zotimet që ka dhënë Rusia për të përshkallëzuar luftimet e saj.

Në një fjalim televiziv, Zelensky tha se bisedimet e paqes me Rusinë vazhdojnë "por për momentin ka vetëm fjalë, asgjë konkrete".

"Sot kam pak fjalë, jo shumë kohë, shumë emocione dhe akoma më shumë detyra. Është ai lloj momenti, një pikë kthese, kur duhet të flasim vetëm për gjënë më të rëndësishme.

"Po, ka një proces negociues në vazhdim. Por këto janë ende fjalë. Deri më tani nuk ka specifika," - shtoi Zelensky.

Zelensky foli për premtimin e bërë nga Rusia për tërheqjen e trupave nga veriu i Ukrainës.

"Ne e dimë se kjo nuk është një tërheqje, por pasojat e punës së mbrojtësve tanë. Por ne gjithashtu shohim se në të njëjtën kohë ka një grumbullim të trupave ruse për goditje të reja në Donbas. Dhe ne po përgatitemi për këtë."

"Ne nuk i besojmë askujt – nuk i besojmë asnjë ndërtimi të bukur verbal. Ka një situatë reale në fushën e betejës. Dhe tani  kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne nuk do të heqim dorë nga asgjë. Dhe ne do të luftojmë për çdo metër të tokës tonë, për çdo person”- përfundoi Zelensky.