Rusia "nuk sheh asnjë shenjë përparimi" në bisedimet me Ukrainën
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke folur me gazetarët sot, tha se Rusia nuk kishte vënë re ndonjë gjë vërtet premtuese në bisedimet e paqes me Ukrainën , raporton Reuters.
Moska e mirëpriti faktin që Kievi ka paraqitur kërkesat e tij në formë të shkruar, por tha se do të kishte një punë të gjatë përpara.
Negociatorët ukrainas thanë se dje në bisedimet me Rusinë në Stamboll, ata propozuan miratimin e statusit neutral për garancinë e sigurisë, që do të thotë se Ukraina nuk do të bashkohet me aleancat ushtarake ose nuk do të presë baza ushtarake.
Këshilltari i lartë presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se garancia, e ngjashme me nenin 5 të NATO-s, i cili angazhon anëtarët e aleancës të mbrojnë njëri-tjetrin, do të përfshinte vende të tilla si SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë, Francën dhe Gjermaninë që "të përfshihen ligjërisht në mënyrë aktive në mbrojtjen e Ukrainës nga çdo agresion”.
"Propozimet do të përfshijnë gjithashtu një periudhë konsultimi 15-vjeçare mbi statusin e Krimesë së aneksuar dhe mund të hyjnë në fuqi vetëm në rast të një armëpushimi të plotë", -u thanë negociatorët gazetarëve pas bisedimeve në Turqi.