Riza Loci dhe Orchid Rashed sjellin “Cocaina”
Në studion e emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme ishin të ftuar në lidhje ‘Skype” nga Amerika dy të rinj të talentuar në muzikë, Riza Loci djalin nga Tirana dhe Orchid Rashed vajza nga Bangladeshi. Të dy bashkë kanë sjellë bashkëpunime shumë të bukura dhe të pëlqyera nga publiku amerikan.
Orkida para dy javësh solli edhe këngën e saj më të re me titull “Dunya”. “Muzikën e kam nisur që i vogël. Kemi pasur bashkëpunime me shu7më këngëtarë të njohur në botë, si Rihana, Rita Ora, etj”.
Një sërë projektesh të tjera do të vijnë shumë shpejtë, për të cilat jemi duke punuar aktualisht”, u shpreh Loci. Ndërsa, Rashed u ndal në bashkëpunimin e saj me Rizan, ku u shpreh se “Riza është një ndër personat më të mirë, korrektë dhe punëtor që kam njohur, ndihem e lumtur për bashkëpunimin me të”.
Më tej Rizai foli për bashkëpunimin e tyre më të fundit, ku tha se “Cocaina” flet për dashurinë, dhe është një ndër këngët më të pëlqyerat deri më tani të tonat”.
Riza Loci është i riu 23 vjeçar nga Tirana i cili e filloi karrierrën e tij drejt muzikës kur ishte 12 vjeç. Në vitin 2020 ai nisi bashkëpunim më një nga shtëpitë diskografike më të njohura të vendit . Këngëtari ka publikuar disa këngë në shqip ndër to kujtojmë këngën “Rrezik”. Vite më parë i riu u largua nga Shqipëria drejt Amerikës , 5 vjet më parë .
Pasioni për muzikën tek ai nuk pushoi kurrë. Edhe në emigrim i riu tentoi të hyjë në tregun muzikor duke ja dalë me sukses. Sot ai numëron disa këngë në bashkëpunim me një nga këngëtaret e njohura në New York Orchid Rashed cila njihet në rrymën muzikore R&B dhe muzikën pop. Këngëtarja është e njohur për coverin “Born to die” nga Lana del Ray. Në vitin 2013 ajo realizoi këngën e saj me titull “Love is like a drug”.
7 muaj më parë Orkida dhe Rizai kanë realizuar bashkëpunimin e tyre të fundit me titull “Cocaina”. Një bashkëpunim tjetër i tyre është edhe kënga “Gimme love

