Parandalohet ngjarja kriminale në Durrës, arrestohet 42-vjeçari, kanosi me thikë gruan

Një 42 vjeçar në Durrës është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kërcënuar me thikë.

Policia bën me dije se ka qenë  bashkëshortja e cila ka bërë denoncimin se dhunohej nga partneri,

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja J. Sh. se bashkëshorti i saj e dhunonte vazhdimisht dhe e kishte kanosur me armë të ftohtë (thikë), kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.”- njofton policia.

Shtetasi F.SH përballet me veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë sportive (pushkë), e cila u sekuestrua së bashku me thikën, në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.