Kremlini thotë se nuk ka asgjë “premtuese” nga bisedimet me Ukrainën

Kremlini ka minimizuar shpresat se është arritur përparim pas bisedimeve të paqes midis delegacioneve ruse dhe ukrainase që u mbajtën në Stamboll një ditë më parë.

“Ne nuk mund të themi se ka pasur diçka shumë premtuese apo ndonjë përparim”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për gazetarët.

Ai shtoi se Moska e konsideron “pozitive” faktin që Kievi ka filluar që t’i shkruajë kërkesat e saj.

Ndërkohë Guvernatori rajonal i rajonit lindor ukrainas të Donjeckut, Pavlo Kyrylenko, tha se Rusia po granaton pothuajse të gjitha qytetet që gjenden në vijën e frontit në këtë rajon.

Që prej vitit 2014, separatistët e mbështetur nga Rusia, luftojnë me forcat ukrainase në Donjeck.

Kyrylenko tha se granatimet po vijnë nga zonat e Donjeckut që kontrollohen nga separatistët pro-rusë.

Sipas tij, në mëngjesin e sotëm ka pasur sulme ajrore në Marijnka dhe Novomihajlivka. Ai ka postuar në Twitter pamje të shkatërrimeve.

Rusia ka njoftuar se do të përqendrohet që të marrë kontrollin e rajoneve lindore të Ukrainës.