Zelensky: Shenja 'pozitive' nga bisedimet e paqes, por kërcënimi rus mbetet

Presidenti i Ukrainës Zelenski i ka quajtur sinjale pozitive negociatat e paqes Kiev-Moskë të cilat u mbajtën të martën në Stamboll të Turqisë.

Por megjithatë ai shton se vigjilenca nuk duhet ulur për sa kohë ka ende trupa ruse në Ukrainë.

Zelenski: Ne mund të themi që sinjalet që ne dëgjojmë nga negociatat janë pozitive, por këto nuk i zhdukin shpërthimet ruse. Prandaj ne nuk do të qetësohemi dhe as nuk do të ulim përpjekjet tona mbrojtëse si në veri të vendit ashtu edhe në të gjitha rajonet e Ukrainës.

Ne nuk duhet të humbim vigjilencën. Ushtria ruse ka ende potenciale domethënëse për të vazhduar sulmin kundër shtetit tonë.

Të martën Ministria ruse e Mbrojtjes tha se do të ulte aktivitetin ushtarak në Kiev dhe Çernhiv, megjithëse të mërkurën u raportua për disa shpërthime në kryeqytet të cilat nuk dihen ende se nga erdhën.

Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara dyshojnë se tërheqja e trupave nga Kievi është një taktikë e Rusisë për t’u riorganizuar ose për të sulmuar nga ajri.

Zelenski u ndal edhe te sanksionet ndaj Rusisë, duke i bërë thirrje perëndimit se nuk duhet të ulin sanksionet meqë negociatat dhanë rezultat.

Zelenski: Disa vende as nuk duhet të presin që negociatat do të ndikojnë në uljen e sanksioneve kundër Rusisë. Pyetja e sanksioneve nuk duhet ngritur deri sa lufta të përfundojë, deri sa të marrim atë që është e jona dhe të rivendosim drejtësinë.