Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali për trafik droge, shoku i tij tërheq zvarrë me makinë policin italian. Arrin të arratiset

Të shtunën e 26 marsit policia italiane ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar  në Paderno Dugnano (Milano) i cili akuzohet për posedim dhe trafik droge.

Agjentët e Komisionerit të Comasina fillimisht vunë re një 33-vjeçar pranë kopshteve publike në Via San Martino dhe e panë të hipte në një makinë të drejtuar nga 29-vjeçari.

Pasi arritën në Piazza Radaelli dhe dolën nga makina, të dy u ndaluan dhe u kontrolluan.

Në një moment 33-vjeçari tentoi të arratisej dhe pas një përplasjeje me 2 policë ka arritur të hipë në makinë. I arritur përsëri nga polici, 33-vjeçari ndezi makinën dhe u largua me derën e shoferit të hapur dhe me shpejtësi të madhe, edhe pse agjenti ishte me pjesën më të madhe të trupit brenda kabinës.

I tërhequr zvarrë për disa metra nga makina e arratisur, polici më pas ra përsëri në rrugë duke pësuar lëndime.

Ndërkohë, 29-vjeçari në pamundësi për të shpëtuar me makinë  ka goditur me shpatull policin tjetër në përpjekje për tu arratisur. Dy karabinierë kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën tetë gëzhoja, kokainë , dy telefona celularë, letra që mbanin emra, numra dhe akuza që lidhen qartë me transaksionet e drogës.