Neutraliteti indian për luftën në Ukrainë, amerikanët dhe rusët zbarkojnë në New Dehli për bisedime

India ka mbajtur një pozicion neutraliteti dhe të paangazhuar me asnjë palë deri më tani sa i përket luftës në Ukrainë. Për rezolutat që denojnë sulmet ruse ajo ka abstenuar. Në kryeqytetin e gjigantit aziatik, në ditët në vijim, pritet të mbërrijnë zyrtarë të lartë rusë dhe amerikanë për të zhvilluar bisedime. Rusët kërkojnë që India të paguajë naftën me rubla, teksa amerikanët e duan Indinë me vete në planet e tyre për përballjen me Kinën dhe problemet e tjera globale.

India deri më tani ka mbajtur një qëndrim neutral sa i përket sulmit rus ndaj Ukrainës. Më herët, India ka abstenuar në rezolutat e OKB për dënimin e sulmit rus ndaj Ukrainës dhe, sipas ekspertëve, ka rritur vëllimin e shkëmbimeve tregëtare me Rusinë në energjitikë dhe burime të tjera natyrore.

Këshilltari kryesor indiano-amerikan dhe një ndër arkitektët kryesor të sanksioneve ekonomike të Uashingtonit kundër Moskës, Daleep Singh, do të vizitojë Indinë më 30 dhe 31 mars për të diskutuar "pasojat" e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe zhvillimin e një korinize ekonomike për rajonin e Indo – Paqësorit, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Udhëtimi i zyrtarit të lartë amerikan Singh përkon me vizitën e ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov në Indi, i cili mbërrin në New Dehli pas përfundimit të një udhëtimi dy-ditor në Kinë.

Amerikanët kanë ndërmarrë nisma të ndryshme në rajonin e Azi – Paqësorit për të frenuar rritjen e Kinës, teksa India është një partner i rëndësishëm amerikan në këtë plan.

“Zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare për ekonominë ndërkombëtare, Singh do të jetë në Nju Delhi më 30 dhe 31 mars dhe do të konsultohet me homologët për pasojat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe zbutjen e ndikimit të saj në ekonominë globale”, tha Shtëpia e Bardhë.

Edhe ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov do ta vizitojë Indinë gjatë javës së ardhshme dhe fokusi kryesor pritet të jetë diskutimi mbi pagesat e Nju Delhit për naftën dhe pajisjet ushtarake ruse.

Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë kanë krijuar vështirësi në kryerjen e pagesave për atë vend. Mësohet se të dyja palët kanë kërkuar aktivizimin e sistemit të pagesave rupi-rubla.