SHBA në OKB: Rusia bllokoi 94 anije me mallra ushqimorë në Detin e Zi, 3 anije i bombardoi

 Marina ruse po bllokon hyrjen në portet e Ukrainës, duke ndërprerë eksportet e grurit ka thënë zv/sekretari amerikan i Shtetit Ëendy Sherman në konferencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 29 mars.

“Ata thuhet se po parandalojnë afro 94 anije që transportojnë ushqime për tregun botëror të arrijnë në Mesdhe” tha ai ndërkohë kanë bombarduar 3 anije që transportin mallra nga porti i Detit të Zi në të gjithë botën.

Rreth 30% e grurit të eksportuar në botë vjen nga rajonet e Detit të Zi, si dhe 20% të misrit dhe 75% të vajit të lulediellit.

Shumë eksportues kanë hequr dorë nga dërgimi i anijeve të tyre në Detin e Zi, madje edhe në portet ruse.

"Shumë prej jush kanë dëgjuar se qeveria ruse fajëson sanksionet e SHBA-së, aleatëve dhe partnerëve për rritjen e kostove të ushqimit në mbarë botën. Por faktet – faktet – kolegë, janë të qarta: Sanksionet nuk po e pengojnë drithin të tërhiqet nga portet e Ukrainës; Lufta e Putinit është. Dhe eksportet e ushqimit dhe bujqësisë së Rusisë nuk janë nën sanksione nga SHBA-ja apo nga aleatët dhe partnerët tanë. Përgjegjësia për luftën kundër Ukrainës – dhe për efektet e luftës në sigurinë globale të ushqimit – bie vetëm mbi presidentin Putin" tha ai duke bërë thirrje që Komuniteti ndërkombëtar të mblidhet për të siguruar ushqim, ujë, strehim dhe ilaçe për popullin ukrainas; për të mbështetur fqinjët e Ukrainës, të cilët kanë pranuar miliona refugjatë; dhe për të forcuar sigurinë globale të ushqimit dhe për të mbrojtur më të cenuarit në botë nga uria si rezultat i luftës së Putinit.