Mëmësia, dilemat dhe shqetësimet

Në pjesën e dytë të emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme iu kushtua një teme shumë të diskutuar kohët e fundit, siç është ajo e mëmësisë.

Sfida dhe dilemat që shpesh herë hasin nënat e reja sidomos ato që bëhen për herë të parë nëna. Për të folur më shumë në lidhje me këtë temë, të ftuara ishin doktoreshë Sonila Brati, pediatre, psikologen Almeida Xhaferi dhe  Sonila Sopoti, nënë e dy vajzave, sipërmarrëse. Xhaferri u shpreh në studio se nënat e reja duhet të ngarkojnë me përgjegjësi edhe bashkëshortët e tyre.

“Ndjehem me fat për shkak të profesionit që kam pasur për të përballuar ashtu siç duhet të bërit për herë të parë nënë. Janë një sërë elementësh që ndikojnë në të bërit nënë për herë të parë. Duhet siguria, informacioni i duhur, përgatitja për të bërë këtë hap dhe përgjegjësi shumë të madhe. Unë për shembull kam përfshirë edhe bashkëshortin në këtë përgjegjësi”, tha Xhaferri.

 Ndërsa, për Sopotin, frikë për të në të bërin nënë për herë të parë ishte larja e bebit të vogël, të porsalindur.

“Të bëhesh nënë është përgjegjësi shumë e madhe, por unë gjatë kësaj kohe e kam hequr nga fjalori fjalën frikë. Por, unë do të them se kujdes kam treguar jashtëzakonisht shumë tek ushqyerja ime, e them këtë pasi kam menduar çfarë pasojash mund të jap tek fëmija, bebi im. Frika për mua ka nisur pas lindjes, si mund të laja një bebe aq të vogël, por me ndihmën e mamit ja kam dal më së miri. Ndërkohë, doktoreshë Brati u ndal në pyetjet që i drejtohen më shumë nga nënat e reja.

“Problematikat e para nisin që kur nënat dalin nga materniteti me bebet e tyre. Është fjala kur duan të ushqejn fëmijën me gji, kur bebet kanë dhimbje barku, etj. Ne atë që u këshillojmë më shumë është që të ruajn qetësin dhe të ushqejnë rregullisht fëmijën e tyre, sidomos tek bebet që lindin me peshë të vogël, etj”, tha Brati.

Ndër të tjera Xhaferri u shpreh se nënat e reja duhet të konsultohen me specialist për sigurinë dhe rritjen e një fëmije.

“Jam dakord parimisht që nënat e reja të kërkojnë ndihmë dhe këshilla nga nënat e tyre, por mendojn se duhet të këshillohen edhe me specialist të fushës. Pasi shpesh herë nënat e reja tremben dhe marrin përgjegjësi si nënë duke u trembur dhe njerëz të frikësuar mbi përgjegjësin e të qenurit nënë”, tha me tej Xhaferri.

Gjithashtu themi se të shumta janë dilemat e nënave të reja që nga mbajtja e fëmijës, larja e tij, gjiri sasia e qumështit që duhet të pijë fëmija. Më pas procesi i vaksinimit e deri tek krijimi i personalitetit të fëmijës i cili formësohet në vitet e para.