Dasara përlotet në Why?Not, ja arsyeja

Gazetarja dhe moderatorja Dasara Karaiskaj, ka qenë ftuar në fundmi në studion e Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati.

Moderatorja është përlotur teksa ka kujtuar vdekjen e aktores Hueyda El Sayed, e cila ndërroi jetë disa javë me parë.

Dasara Karaiskaj: Ka qenë shumë e vështirë dita kur jam zgjuar në mëngjes dhe kam mësuar se nuk jetonte më Hueyda El Sayed. Isha shumë e rënduar psikologjikisht. Isha në nivelin më të lartë të toksicitetit që marrim nga lajmet. Kështu që sa më shumë të kenë mundësi njerëzit të mos shohin mediat që flasin për luftën e kështu. Hueydën e kam intervistuar kur isha 17-18 vjeç.