Shakaja me flokët e saj mori vëmendjen e botës, reagon për herë të parë gruaja e Will Smith

Jada Pinkett Smith ka folur për herë të parë pasi shakaja e Chris Rock për flokët e saj bëri që bashkëshorti Will Smith ta godiste atë në skenë teksa po shpërndaheshin çmimet Oscars.

Ylli i King Richard u ngjit në skenë dhe goditi me shuplakë Rock, pasi  ky i fundit komentoi flokët e bashkëshoretes së Smith.

Aktorja e Scream 2, 50 vjeçe, ka qëndruar e heshtur që prej së dielës, por duket se më në fund ka zgjedhur që të reagojë në lidhje me incidentin.

Jada ka ndarë një shprehje me fansat në rrjetet sociale.

“Ky është një sezon për shërim dhe unë jam këtu për të”, shkruhej në të.

Jada nuk ndau një mbishkrim me postimin dhe ndërkohë që ka bllokuar dhe komentet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jada Pinkett Smith (@jadapinkettsmith)