Zyrtari amerikan: Disa forca ruse po largohen nga Kievi, por nuk është tërheqje e plotë

Rusia ka bërë me dije se do të zvogëlojë në mënyrë drastike sulmet rreth Kievit dhe qytetit verior të Chernihiv.

Ndërkohë, një zyrtar amerikan i ka thënë BBC-së se disa forca ruse po largohen nga kryeqyteti ukrainas.

"Po, ne kemi parë se rusët kanë filluar të largohen nga Kievi," tha zyrtari, i cili ka folur në kushte anonimiteti.

"Por ne kemi pak besim në këtë fazë se kjo shënon një ndryshim të rëndësishëm ose një tërheqje kuptimplotë. Rusët ende po godasin Kievin me sulme ajrore. Koha do ta tregojë." – shtoi ai.