Blinken: Rusia nuk është serioze! Ka një ndryshim midis asaj që thotë dhe bën

SHBA nuk ka parë "shenja serioziteti" nga Rusia në lidhje me arritjen e paqes që kur pushtoi Ukrainën, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Blinken i bëri komentet pasi Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedimet e paqes gjatë ditës së sotme dhe Moska njoftoi se do të "ulë në mënyrë drastike" operacionet luftarake në Kiev dhe Chernihiv në mënyrë që të "rrisë besimin reciprok".

Turqia tha se bisedimet kishin përfaqësuar përparimin më domethënës  në diskutimet midis të dyja palëve.

Por Blinken tha se kishte një ndryshim midis asaj që thotë Rusia dhe asaj që bën dhe SHBA ishte e fokusuar në këtë të fundit.

Ai shtoi se Rusia duhet t'i japë fund agresionit të saj tani dhe të tërheqë forcat e saj, shkruan BBC.