Lufta në Ukrainë, Ejupi: Pas dy javësh pritet të ketë përgjigje konkrete nga Moska dhe Kievi

Gazetari Abdylvehab Ejupi, ka dhënë detaje të reja në lidhje me takimin me Rusisë dhe Ukrainës, për luftën që ka nisur që më 24 shkurt.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Ejupi tha takimi i radhës pritet të mbahet pas dy-tre javësh, dhe pritet të ketë një përgjigje konkrete nga të dyja palët.

Ai bëri me dije se takimi do të zhvillohet sërish në Stamboll, ndërsa pritet që në takimin e ardhshëm të jenë edhe dy ministrant e punëve të jashtme.

Abdylvehab Ejupi: Anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropain nuk përbën rrezik  për Rusinë. Ekonomia ukrainase është e intrguar brenda asaj ruse dhe për Rusinë do ishte shumë e dobishme të kishte një anëtar në BE. Pas progresi të arritur sot dhe pikat për të cilat Ukraina ia dorëzojë Kremlinit,  të dyja grupet e punës do të kthehen në vendet e tyre dhe në dy-tre javët e ardhshme duhet të kemi një përgjigje konkrete nga të dyja palët. Takimi i ardhshëm do të zhvillohet në Stamboll. Shpresojmë që të vijnë dhe ministrat e punëve të jashtëm, e në fund takimi final mes dy presidentëve, që shpresojmë që të nënshkruajnë një marrëveshje për armëpushim dhe pse jo dhe për paqe.

Përgatiti Anila Kolgjini.