Sulm xhihadist në kampin e refugjatëve në Siri: Tre të vdekur, mes tyre një grua dhe një fëmijë

Tre persona, duke përfshirë një grua dhe një fëmijë, u vranë në një kamp refugjatësh të zhvendosur brenda vendit në al-Hool të Sirisë gjatë përleshjeve midis forcave kurde dhe xhihadistëve të Shtetit Islamik (IS).

Lajmin e ka bërë me dije Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Raketat RPG u lëshuan nga brenda kampit, "duke shkaktuar vdekjen e një gruaje, një fëmije, dhe një anëtari kryesor të IS," tha Observatori Sirian.

Kampi, i përshkruar si një "depo baruti xhihadiste", është shtëpia e familjeve të huaja xhihadiste, familjeve të sirianëve të zhvendosur dhe refugjatëve irakianë, disa prej të cilëve vazhdojnë të mbajnë lidhje me Shtetin Islamik.