Ukraina është ftuar të bashkohet në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s javën e ardhshme

Ukraina dhe një numër vendesh jo anëtare të NATO-s janë ftuar të marrin pjesë në një takim dy-ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s javën e ardhshme, sipas një deklarate nga aleanca ushtarake me seli në Bruksel.

NATO tha se "ministrat e jashtëm të Australisë, Finlandës, Gjeorgjisë, Japonisë, Republikës së Koresë, Zelandës së Re, Suedisë dhe Ukrainës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme" do të marrin pjesë në një seancë të takimit më 7 prill.

Disa nga ministrat "mund të marrin pjesë përmes video-lidhjeve", shtohet në deklaratë.

Ministrat e Jashtëm nga 30 vendet e NATO-s do të mblidhen për herë të dytë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Sesioni pason takimin e javës së kaluar të nivelit të lartë të krerëve të NATO-s për një samit të jashtëzakonshëm mbi krizën, shkruan CNN