Putin bisedë me Macron-in: “Nacionalistët” në Mariupol duhet të dorëzojnë armët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2022, 19:22
Presidenti rus Vladimir Putin tha se “nacionalistët” ukrainas në qytetin e sulmuar të Mariupolit duhet të dorëzojnë armët.
Putini diskutoi sërish konfliktin në Ukrainë me liderin francez Emmanuel Macron, ka bërë me dije Kremlini.
“U theksua se për të zgjidhur situatën e vështirë humanitare në këtë qytet, Mariupol, militantët nacionalistë ukrainas duhet të ndalojnë rezistencën dhe të dorëzojnë armët,” tha Kremlini në një deklaratë.

