Johnson: Britania do ta gjykojë Putinin nga veprimet dhe jo nga fjalët
Britania dëshiron që forcat ruse të tërhiqen plotësisht nga Ukraina dhe do të gjykojë hapat e përkohshëm drejt një marrëveshjeje të mundshme paqeje.
Këtë gjë Britania do ta bëje me veprime dhe jo me fjalë, tha një zëdhënës i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
I pyetur nëse Johnson u inkurajua nga premtimi i Rusisë për të zvogëluar operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Ukrainës veriore, zëdhënësi i tij tha se Britania do ta gjykojnë Putinin dhe regjimin e tij nga veprimet e tij, jo nga fjalët e tij.
Autoritetet shtuan se ka pasur pakësim të bombardimeve ruse rreth Kievit, kryesisht për shkak se forcat ukrainase kanë shtyrë me sukses ofensivën ruse në veriperëndim të qytetit.
Megjithatë, ata thanë se luftimet vazhdojnë dhe ka bombardime të rënda në Mariupol dhe zona të tjera.
"Pra, ne nuk duam të shohim asgjë më pak se një tërheqje të plotë të forcave ruse nga territori ukrainas." - tha zëdhënësi.
Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit tha se Amerika nuk kishte parë shenja serioziteti të vërtetë nga Rusia për të ndjekur paqen që kur ajo pushtoi.

