Vendet evropiane dëbojnë diplomatët rusë dhe oficerët e inteligjencës

Holanda do të dëbojë nga vendi 17 diplomatë rusë të akuzuar për spiunazh. Lajmi është konfirmuar nga ministria e  Punëve të Jashtme, e cila ka vënë në dijeni ambasadorin rus për dëbimin e zyrtarëve nga territori i tyre.

CNN bën me dije se Ministria ka informuar se Ministria e ka marrë këtë vendim për arsye të sigurisë kombëtare.

“Ky hap u ndërmor në koordinim me vendet e tjera me të njëjtin mendim,” shtoi ai.

Dëbimi i diplomatevë rusë nga Holanda vjen pas një seri dëbimesh të rusëve nga vende të tjera si: SHBA, Polonia, Bullgaria, Sllovakia, Estonia, Letonia, Lituania dhe Mali i Zi.

Belgjika tha se po dëbon 21 diplomatë rusë të cilët janë identifikuar si të përfshirë në spiunazh dhe “aktivitete influencuese”

Irlanda dhe Republika Çeke gjithashtu dëbuan një total prej pesë diplomatësh rusë.

Irlanda dëboi katër zyrtarë të lartë diplomatikë rusë, tha në një deklaratë ministri irlandez i Punëve të Jashtme Simon Coveney.

Në Republikën Çeke, një diplomat rus në ambasadën në Pragë ishte shpallur "persona non grata", tha Ministria e Punëve të Jashtme Çeke.