Jeni kurioz ta dini, ja çfarë ka bërë Trim Jetullahu këto dy vitet e fundit

Këngëtari Trim Jetullahu, ka qenë ftuar në fundmi në studion e Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati.

Ai ka treguar se me çfarë ka qenë i angazhuar dy vitet e fundit, ku dhe nuk bëri publike asnjë këngë.

Në studio ai u shpreh se kanë bërë shumë këngë të bukura, të cilat do i publikojnë se shpejti.

Trim Jetullahu: Përderisa kaloj 1 vit me korona, thashë të pushoj dhe një vit plus, dhe u bon dy. Kemi pushuar me publikim por në studio kemi punuar shumë fortë. Kemi punuar shumë këngë të bukura. Kjo “Sa t’kom dasht” është nisja e bukur.