"Kush mbjell uri, do korrë revoltë", rikthehen protestat para kryeministrisë

Janë rikthyer protestat kundër rritjes  së çmimeve këtë të martë (29 mars) para kryeministrisë.

Qytetarët mbanin në duar një banderolë e cila shkruante: "Kush mbjell uri, do korrë revoltë."

Gazetari Isa Myzyraj informon se kjo është protesta e nëntë e cila po mbahet para kryeministrisë. Protestuesit e pezulluan për disa ditë protestën por duke parë disa nga vendimet e qeverisë dhe Këshillit të rezistencës sociale për çmimin e naftës janë mbledhur sërish sot.

"Tani po ankohemi për këtë regjim. Nuk e kuptoni që dhe Kushtetuta është kthyer në manifest partie ku gjithë fuqinë e ka vetëm kryeministri? Me një vendim të Këshillit të Ministrave bëhet çdo gjë, dilet mbi Parlamentin, mbi Presidentin, mbi popullin. Kushtetuta duhet të përfaqësoje vetëm moralin tonë dhe jo dëshirat e tekat e një kryeministri. Ngritja e çmimeve është pasojë e këtij sistemi të centralizuar. Pika kyçe është ndryshimi i sistemit", tha një qytetare. 

Ata kanë bërë thirrje të vazhdueshme për qeverinë që të ndërhyjë në treg pasi masat e ndërmarra nga qeveria deri në këto momente i konsiderojnë si joreale dhe që nuk ndihmojnë vërtet familjet të cilat janë në nevojë.

"Kush mbjell uri, do korrë revoltë", rikthehen protestat