Shuhet zjarri në Shëngjergj të Mirditës, dëme të konsiderueshme në pyje
Zjarri i rënë pasditen e 24 marsit në masivin pyjor të fshatit Shëngjergj të Njesisë Administrative të Kaçinarit në Mirditë është shuar plotësisht, por duke lënë pas dëme të konsiderueshme.
Flakët u izoluan rreth orës 18:00 të pasdites të së dielës, ndërsa sipas të dhënave zyrtare përgjatë 3 ditëve, zjarri ka përshkuar 16 hektarë pyje me lis, dushqe e barishte në këtë zonë.
Për shuarjen e flakëve u angazhuan, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor i Bashkisë Mirditë.
Ata punuan pa ndërprerje, derisa arritën ta vënë nën kontroll dhe shuar plotësisht vatrën e zjarrit që u përhap frikshëm në disa drejtime, e në disa raste duke vënë në rrezik dhe banesat.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet bëhet me dije se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme, por policia nuk ka arritur ende të identifikoje autorët.