"Më rrënqethet mishi tani që po e prish…", pronari i objektit në Radhimë: Ishte moçal, e ringjalla këtë tokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2022, 13:14
Pronarët e objekteve në bregdetin e Radhimës që u hodhën në tokë nga fadromat e IKMT shprehin revoltën e tyre.
Institucionet thonë se atyre u janë skualifikuar objektet për legalizim që nga 2019, por tjetër pretendim kanë ata.
"Ukrainas është ky djali i që i prishën këtë, çfarë bëhet këtu?"
"Çfarë të them, të bëj luftë me shtetin. Më rrënqethet mishi tani që po e prish ai. Ku të vemë, të mbytemi në det. Toka kështu ka qenë, unë e ringjalla. Vjen ma merr shtetin. Këtu ishte moçal. Më prish dhe shtëpinë. Kam 20 vjet këtu".
