Ukraina: Gati 5 mijë njerëz u vranë në Mariupol nga forcat ruse

Mariupol, në jug të Ukrainës, është goditur nga sulmet ruse për javë të tëra, ku qindra njerëz janë strehuar në bodrume, ndërsa mijëra të tjerë janë larguar  nga vendi.

 Ndërkohë një zëdhënës i kryebashkiakut ka bërë me dije se numri i të vdekurve që prej fillimit të pandemisë është,  është 5000, ndërkohë rreth e 90% ndërtesave në qytet janë shkatërruar.

Ekspertët thonë se Rusia ka rrethuar qytetin pasi kërkon të krijojë një korridor tokësor midis Krimesë dhe zonave në lindje të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Moska.